Lajmi i fundit

Perplasen makinat ne Elbasan, kater persona ne spital, mes tyre dy femije

Katër persona mbeten të plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në një aksident rrugor të ndodhur në Papër – Elbasan.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë “Benz” dhe një “Opel”.

Sipas policise shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç, ku si pasoje pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e nisur drejt vendit të ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policise:
Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close