“Mos e kalofshi kurre”, Blerina Gjylameti reagon per aksidentin e te vellait

Aktualitet

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti reagoi pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën në aksident vëllai i saj.

Ajo shkruan se janë të pavërteta lajmet se ajo dhe familja e saj ka bërë presion tek autoritetet për shoferin e kamionit me të cilin u përplas vëllai i saj. Sipas saj të gjitha aludimet e ngritura në media për shkaqet e vdekjes janë të pavërteta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

ME TE LEXUARAT