Kurdet terhiqen nga veriu i Sirise

Bota

Milicët kurdë në veri të Sirisë kanë konfirmuar, se sipas marrëveshjes janë tërhequr tërësisht nga qyteti i rrethuar Ras al-Ain. Rreth 500 luftëtarë janë larguar nga qyteti, shkruan DW.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Gati një javë e gjysmë pas fillimit të ofensivës ushtarake turke në veri të Sirisë dhe tri ditë pas shpalljes së armëpushimit, forcat demokratike siriane nën drejtimin e milicëve kurdë YPG u kanë filluar tërheqjen e luftëtarëve të tyre sikurse është rënë dakord në marëveshjen e armëpushimit.

 

"Ne nuk kemi më luftëtarë në qytet", shkruan një zëdhënës i SDF në Twitter. Qendra siriane e Mbikqyrjes së të Drejtave të Njeriut njofton, se rreth 500 luftëtarë SDF janë tërhequr nga Ras al-Ain. Fillimisht nga qyteti u zhvendosën trupat e të vrarëve dhe të plagosurit. Në imazhet e ushtrisë turke nga Ras al-Ain shihet, se si në një autokolonë që largohej nga qyteti kishte shumë automjete ambulancë.

 

 

Turqia konfirmon tërheqjen e kurdëve

 

Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi, se një autokolonë me 55 automjete ka udhëtuar për në Rais al-Ain. Më pas 86 automjete ishin larguar nga qyteti në drejtim të Tall Tamar. Ministria më tej njoftoi, se po e ndjek tërheqjen e YPG dhe nuk ka „asnjë pengesë".

 

Rais al-Ain së fundi është rrethuar nga njësitë ushtarake turke. Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence të enjten (18.10) pas bisedimeve në Ankara komunikoi armëpushimin mes Turqisë dhe milicëve kurdë. Armëpushimi duhet t'u japë mundësi luftëtarëve kurdë, që të tërhiqen nga ana sirine e kufirit, ku Turqia do të krijojë të ashtuquajturën zonë sigurie.

 

Turqia i nisi më 9 tetor sulmet ushtarake në Veri të Sirisë pr të luftuar njësitë kurde të milicëve YPG dhe për t'i larguar ata nga kufiri. Turqia i konsideron ata si terroristë. Këto veprime u mundësuan nga tërheqja e trupave të SHBA-së, që bashkë me milicët YPG ishin në aleancë për të luftuar kundër „Shtetit Islamik".

 

Redur Chalil, komandant dhe zëdhënës i SDF, e pati kushtëzuar tërheqjen e luftëtarëve të tij vetëm pasi qeveria turke të lejonte evakuimin e civilëve të plagosur nga Ras al-Ain dhe t'u garantonte atyre tërheqje të lirë.

 

Armëpushimi ende i paqëndrueshëm

 

Armëpushimi i vendosur sipas të dhënave të qeverisë turke gjatë ditës së dielë (20.10) nuk është respketuar. Një ushtar turk është vrarë, një tjetër luftëtar kurd është plagosur, vuri në dukje Ministria e Mbrojtjes në Ankara. Ushtarët u përballën me një „mision zbulimi dhe vëzhgimi" të pajisur ndër të tjera edhe me mjete antitank në rajonin përreth Tall Abjad dhe për t'u mbrojtur u ishin kundërvënë me armë ushtarëve. Turqia dhe milicët kurdë të shtunën (19.10) akuzuan reciprokisht njeri – tjetrin për shkelje të armëpushimit.

ME TE LEXUARAT