Aktualitet

Humbi vellain, “jemi me ty, ti je kurajo”, mesazhi i Erion Braces per Blerina Gjylametin

Zv.kryeministri Erion Brace ka ngushelluar deputeten Blerina Gjylameti ne lidhje me humbjen e vellait te saj i cili gjeti vdekjen ne nje aksident rrugor ne tunelin Tirane-Elbasan.

Mesazhi ngushëllues i zv/kryeministrit Erjon Braçe për Blerina Gjylametin, kryetaren e PS Tiranë:

“Blerinë, mike;

Bëhu e fortë!

E di, është tmerr e rëndë,

një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell,

kaq të rinj e familje te lumtura,

por duhet te qëndrosh e fortë!

Je ti tani për prindërit,

dhimbja e tyre është aq e madhe;

Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!

Ti mund tua zbusësh,

ti mund tu japësh një jetë të re me kujtimin e fortë të prindërve që humbën.

Ti nuk ke nevojë për kurajo!

Je e tillë, kurajo!”

Kujtojmë se pak muaj më parë Blerina humbi motrën e saj pas një sëmundje të rënde!

Kjo është një dhimbje e tmerrshme, jemi me ty Blerina 🙏 ke kurajon dhe mbështetjen e gjithë familjes së madhe socialiste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close