Grida Duma: Asnje hap tjeter me Edi Ramen, te ngrihemi ne proteste

Politikë

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-deputetja demokrate Grida Duma bën thirrje për protesta e thekson se asnjë hap nuk duhet të vazhdojë më me Ramën.

Në një status në “Facebook” ajo shkruan se sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë. Asnjë minutë për t’u humbur, shkruan Duma.

POSTIMI I PLOTË

Europa foli ne duhet të veprojmë pa asnjë apati më. Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave! Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.

Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet t’i falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brenda vendit dhe as jashtë!

Asnjë moment s’mund të jetë më i qetë kur Rama penalizoi Shqipërinë dhe Ballkanin, sot i ranë të gjitha alibitë, Europa foli, asnjë hap më me Ramën!

Çdo demokrat duhet të jetë në mbrojte të vetes dhe të ardhmes së shqiptarëve. Asnjë apati apo zvarritje, çdo minutë vonesë e çon vendin në të kaluarën, PD duhet të jetë e ardhmja dhe ta nxjerrë vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.

Europa foli, ne duhet të veprojmë, me urgjencë pa asnjë apati me! Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike.

Sot më shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa. Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë. Asnjë minutë për t’u humbur.

ME TE LEXUARAT