Ethet e zgjedhjeve brenda PS, Rama mbledh kryesine, "harrohen negociatat"

Aktualitet

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë mëngjes mbledhjen e Kryesisë , ku i pari në selinë rozë ka mbërritur kryetari Edi Rama.

Mesohet se ne rend te dites eshte situata e krijuar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, por kjo çështje nuk është parësorja për socialistët në mbledhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pika kryesore në rendin e ditës janë zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Pas 30 qershorit, PS është përfshirë në zgjedhje të brendshme dhe faza e parë ka përfunduar. Tani pritet të nisë edhe faza e dytë, ndërkohë që deri në fund të muajit nëntor pritet të zgjidhen të gjithë kryetarët e PS-së në Shqipëri.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeminstri Rama do të jetë në një tjetër mbledhje, kësaj here me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, për të diskutuar pikërisht mbi hapat që do të ndiqen për realizimin e kësaj reforme, citon top channel.

ME TE LEXUARAT