Deputeti i opozites se re: “Rama te dorehiqet urgjent”, kete jave bllokojme Parlamentin

Aktualitet

Deputeti i opozites se re Lefter Maliqi ka kerkuar doreheqjen e kryeministrit Edi Rama duke paralajmeruar bllokimin e Parlamentit.

Mesazhi i Maliqit:

Te dashur miq,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sapo me njoftuan se kjo jave do jete java e gjelber dhe s’do kete as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo jave eshte Java e Zeze per piktorin deshtak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, droge, varferi, papunesi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kercenime, gazetare, artiste, prokurore, gjyqtare, opozitare, qytetare, studente, burgosje per te varfrit e kundershtaret dhe liri per boset e krimit, kapje institucionesh, shkelje te te drejtave te njeriut, abuzime me detyren, emerime nepotike, mbushi parlamentin me deputete me te shkuar kriminale, vendosi kryebashkiake te denuar ne Evrope, e la vendin pa Gjykate te Larte e Kushtetuese, me prokuror te pergjithshem te komanduar, zvarriti dosjet e pergjimeve me deputetet e ministrat e tij ne shitblerje votash, etj., etj.

Rama urgjent te dorehiqet, vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme. Nëse kjo nuk ndodh, populli le te marre ne dore fatet e vendit me cdo mjet demokratik.

ME TE LEXUARAT