Mbushi makinen me djathe kontrabande, arrestohet 32-vjeçarin

Aktualitet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 32-vjeçar, i cili kishte futur një sasi djathi nga Maqedonia e Veriut kontrabandë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Blutë e Elbasanit sqarojnë se është arrestuar 32-vjeçari me iniciale M. Z., banues në Tiranë, pasi në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë.

 

Njoftimi

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç,  banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar   kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave".

ME TE LEXUARAT