Keshtu mund ta mbroni zemren nga kolesteroli

Soft

Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen semundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë. Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy të tjerat janë të dëmshme. Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë: Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku) Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.

 

Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl. Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.

 

Si të mbani në kontroll Kolesterolin?

 

Sipas të dhënave, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit. Si fillim, njeriu duhet të krijojë një rutinë të aktivitetit fizik të cilës duhet t’i përmbahet. Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë dhe të ulur trigliceridet. Ekspertët sugjerojnë kryerjen e 150 minutave aktivitet mesatar fizik në javë.

 

Sa i përket regjimit ushqimor, mjekët thonë se njeriu duhet të kufizojë karbohidratet dhe yndyrnat e ngopura të cilat gjenden me shumicë në ushqimet e përpunuara dhe të shpejta. Për më tepër, sheqeri i tepërt nxit gjithashtu rritjen e triglicerideve ndaj duhet kufizuar edhe ai.

Objektivi i njerëzve që duan të ulin nivelin e kolesterolit të keq është që të hanë më shumë perime, drithëra të plota, tërshërë, fasule, arrorë, salmon e të tjerë.

 

Njerëzit që kanë nevojë për një ulje madhore të nivelit të kolesterolit të keq duhet të marrin medikamente që duhen dhënë vetëm nga mjeku. Nivelet e kolesterolit për fat të mirë janë lehtësisht të menaxhueshme dhe mbahen nën kontroll. Mjafton vetëm vullneti që të shohësh përmirësimet e zemrës në mesin e shifrave.

ME TE LEXUARAT