Lajmi i fundit

Humbi jeten ne aksident, percillet per ne banesen e fundit vellai i deputetes socialiste

Përcillet për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

 

Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

 

Ai humbi jetën në një aksident pasditen e djeshme në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

 

 

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip ‘Seat’ ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditje

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close