Politika

Deklarata e CDU-CSU/ Bardhi: Mesazh i qarte i Berlinit! Pa plotesuar kushtet, nuk ka negociata

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmidt kanë reaguar ditën e sotme me një deklaratë të përbashkët pas moshapjes së negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas partive qeverisëse në Gjermani, tani është momenti që dy vendet të shohin “JO-në” e Këshillit të Evropës, si një nxitje të fortë për vijimin e refomave integruese.

 

 

Por lidhur me këtë deklaratë reagon edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

 

 

Sipas tij, mesazhi i Berlinit është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

 

“Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

 

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

 

Koha e propagandës ka mbaruar!

 

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close