Aksidentohet ne Tirane eskorta e Albin Kurtit

Aktualitet

Në një njoftim për mediat, Lëvizja Vetëvendosje njofton për një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, ku i përfshirë është edhe lideri i saj, kryeministri i mandatuar i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas VV-së, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga Vetëvendosje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurti ishte në Tiranë mbrëmjen e sotme për të festuar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

ME TE LEXUARAT