Zjarr ne katin e peste te nje pallati ne Shkoze, shpeton familja

Aktualitet

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e pestë të një pallati në Shkozë, tek banesat sociale. Në apartamenten banonte një familje me tre fëmijë, që fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë penguar përhapjen e zjarrit në banesat ngjitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, vetë familja ka pësuar dëme të shumta materiale, pasi thuajse gjithçka brenda në shtëpi është djegur.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por priten konkluzionet zyrtare.

ME TE LEXUARAT