Lirohet vellai i Alketa Vejsiut

Aktualitet

Shtetasi Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses Alketa Vejsiu, ka fituar lirinë një vit pas arrestimit në Lezhë. Atij iu gjetën në automjet katër mina me telekomandë, si dhe gjithashtu iu sekuestruan një sasi prej tre kilogramë lënde kanabis sativa. Gjykata a Lezhës ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm në datën 15 tetor.

Gjykata e Lezhës e kishte dënuar Vejsiun me gjashtë vite heqje lirie, që i komvertoheshin më pas në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, me një vendim të dytë është ndërprerë vuajtja e dënimit per kete shtetas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne vendimin e gjykates, thuhet e ‘’ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane”.

Ne lidhje me kerkesen tuaj te dates 17.10.2019 ju informojme se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 15.10.2019 ka vendosur si me poshte:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Vejsiu per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite heqje lirie.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Vejsiu për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/5 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite heqje lirie.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për disa vepra penale dhe dënimin e të pandehurit Endrit Vejsiu, me një dënim të vetëm prej 6 (gjashte) vite heqje lirie.

Ne zbatim te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Endrit Vejsiu i ulet 1/3 (nje ereta) e denimit te dhene, duke u denuar perfundimisht me 4(kater) vjet heqje lirie.

Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane.

Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit “Arrest ne burg” dhene ndaj te pandehurit Endrit Vejsiu me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe Nr 336 date 02.10.2018 dhe lirimin e menjehereshem te pandehurit Endrit Vejsiu nga ambientet e IEVP “JordanMisja” Tirane, nese nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i denuar per ndonje veper tjeter penale.

Në zbatim të kërkesave 60 pika 9 dhe 10 të K.Penal të urdhërohet i pandehuri Endrit Vejsiu që mos shoqëerohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

Në bazë të nenit 190 pika 1 gërma “b” të K.Proc.Penale, provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë, e futur në qesën me nr. X10003871 (sipas aktit të ekspertimit kimik me nr. 11528, datë 31.10.2018), ndërsa katër qeset e provave materiale prej letre brenda të cilave ndodhen cilindrat dhe tre aparatet telefonik që janë lënë në ruajtje në magazinën e provave pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, të kalojnë në favor të shtetit.

Shpenzimet hetimore të dokumentuara në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe ato gjyqësore, ti ngarkohen të pandehurit.

Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, brenda 15 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit.

U shpall sot, ne Lezhe, me 15.10.2019/faxnews

ME TE LEXUARAT