I riu shqiptar humb jeten ne rrethana te...

Aktualitet

Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën në rrethana të mistershme në Itali.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima është 17-vjeçari Endri Cania, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së martës, në Sparnice, të Italisë.

 

 

I riu gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta në banesë, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

 

 

Prindërit e të riut të cilët punojnë në bujqësi në shtetin fqinj, lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi panë se i riu nuk kishte shenja jete.

 

I pari që e pa 17-vjeçarin ishte një mjek i zonës, i cili tentoi që ti bënte masazh kardiak, por pa rezultat.

 

As ndërhyrja e ambulancës, nuk shërbeu për ta përmendur, pasi i riu u deklarua i vdekur.

 

Priten rezultatet e autopsisë për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së adoleshentit, për të përcaktuar nëse ngjarja ndodhi për shkaqe natyrale, apo në rrethana të tjera.

ME TE LEXUARAT