Lajmi i fundit

Alarmi ne makinen e gjyqtarit, flet autori telefonates nga Drenova: S`do gjendet as…

“Eksplozivin e porosita unë. Kam shume çështje me gjyqtarin Markeljan Kuqo. Ai ka shkelur te gjitha te drejtat e mia. E paralajmërova fillimisht por nuk e kam kërcënuar”. Kështu ka deklaruar sot Neim Behari, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, duke pranuar se ai ishte personi që porositi lëndën eksplozive për ta vendosur në mjetin e gjyqtarit Markeliano Kuqo në Korçë.

Diten e sotme mediat kane publikuar dëshminë e plotë të Neim Beharit, banues në Lapardha, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës, për veprën penale të vrasjes. Ka qenë pikërisht ai që ka telefonuar policinë, duke pretenduar se në mjetin tip “Benz” të gjyqtarit Kuqo ishte vendosur eksploziv, por që pas veprimeve të kryera, alarmi ka rezultuar i rremë.

I burgosuri akuzoi gjyqtarin, se vendimet e tij të padrejta do i kushtojnë jetën. Ndërkohë, Behari shkon edhe më tej me deklaratën e tij, duke kërcënuar se gjyqtarit “s’do i gjendet as kocka e fundit”.

“Kam shume çështje me gjyqtarin Markeljan Kuqo. Ai ka shkelur te gjitha te drejtat e mia. E paralajmërova fillimisht por nuk e kam kërcënuar. Ai është një mesazh dhe e kupton shumë mirë gjyqtari. Me njeh me shume se ç’duhet. I kam kërkuar transferim dhe as e ka marrë parasysh. Nuk është ai askush të tallet me mua. Vendimet e tij të gabuara do i kushtojnë me jetën e tij. Këtë ia kam thënë shumë herë. Dhe jam i bindur që s’do i gjendet as kocka e fundit. Më njohin të gjithë se kush jam dhe ku kam punuar më herët. I dënuar për vrasje jam dhe për këtë po vuaj dënimin. Jam dakord. Por të tallet një palo gjyqtar me të drejtat e mia nuk ia fal sa të kem jete. Zbardhni të vërtetat dhe çdo gjë qe ka lidhje me atë person. Është shkelës i ligjit ai dhe jo unë”, tha i burgosuri, citon balkanweb.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close