Aktualitet

Superaksioni i policise rrugore, 15 mije gjoba per parkime te gabuara

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara dhe konfirmojnë se janë shqiptuar mbi 15.260 gjoba trafiku për parkime ilegale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka thënë se aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve dhe bënë me dije se janë vënë mbi 15.260 gjoba trafiku për parkimet ilegale.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më herët nga data 10 qershor 2019 kur ka filluar implementimi i planit për lirimin e trotuareve dhe deri në këtë faze vetëm në rajonin e Prishtine janë shqiptuar mbi 15.260 gjoba trafiku për parkime ilegale. Masa të shumta ndëshkuese (gjoba dhe konfiskime), janë ndërmarrë si në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, ashtu edhe në përballimin e lëvizjes së këmbësorëve, në qytet ashtu edhe jashtë tij”, tha ai.

Ai tha se plani do të ketë shtrirje në të gjithë hapësirën rrugore të kryeqytetit dhe toleranca për kundërvajtësit do të jetë zero.

“Të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje. Duke ju rikujtuar se qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, kërkojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close