Negociatat/ Hahn u kerkon ndjese Shiptareve: Kam bere maksimumin

Politikë

Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn deklaroi se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hahn u pyet edhe për diçka të artikuluar së fundmi nga kruyeministri edi Rama nëse një “Jo” për Shqipërinë për negociatat do të ishte për shkak të problemeve të brendshme në Tiranë apo problem i brendshëm i BE, për tyë cilën ai u përgjigj duke thënë se situata politike në Tiranë nuk ishte më e mira.

“Të gjithë shtetet kanë rënë dakord që të vendosin disa kushte që duhen plotësuar nga të dy vendet dhe sipas vlerësimit tonë, ata i kanë përmbushur. Ishin kushte të qarta dhe sipas nesh janë përmbushur. Por vendimi final përfshin edhe elementë politikë, që nuk janë pjesë teknike. Sigurisht që situata politike e brendshme në Shqipëri nuk ndihmoi. Mendoj që duhet të tregohemi të drejtë me njëri-tjetrin në këtë proces. Duhet t’i mbushim mendjen qeverive të të gjitha vendeve anëtare”, tha Hahn.

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg nuk arriti në një qëndrim unanim ndërsa në përfundim të tij, Komisioneri Johanes Hahn u shpreh se mosdakortsia e dy vendeve për hapjen e negociatave bëri që të shtyhej vendimmarrja për ditën e enjte në takimin e liderëve të BE-se. Gjithashtu ai u ka kërkuar falje qytetarëve shqiptarë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut që nuk arritën që të bindnin vendet anëtare.

“I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është i bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave. Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn.

ME TE LEXUARAT