Bota

Policia greke bllokon 55 kg lende narkotike, ne pranga 2 shqiptare

Mbrëmjen e kësaj të hënë  janë sekuestruar 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kostur, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë 34 dhe 35-vjec.

Ata janë kapur në një zonë pyjore në kufi duke transportuar 4 çanta që përmbanin 44 pako me 55 kg 400 gram marijuane.  Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë  e provës materiale 2 celularë dhe 3 karta SIM.

Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe në zona të tjera rreth 9.2 tonë marijuane, sasi kjo që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close