Aktualitet

‘Ndjesë po u fyet’, Borchardt e pranon që u ngriti gishtin e mesit, protestuesve

Pas reagimeve të ashpra për shkak të gjestit të tij fyes me gisht, Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ka shkruar Borchard në profilin e OSBE-së në Twitter.

 

Incidenti ndodhi dje përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku protestuesit e Unazës së Re ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Borchardt, i cili dëgjoi thirrjet “Rama ik” dhe “Turp për ju”, u ngriti gishtin e mesit protestuesve, një xhest fyes i njohur botërisht për nënkuptimin e tij.

 

 

Sjellja e diplomatit u dënua ashpër në opinionin shqiptar dhe e detyroi Borchardt të kërkojë ndjekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close