Basha anulon vendimin, u ben thirrje qytetareve per protesta masive

Politikë

Kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar si politik vendimin e Gjykatës ndaj tre banorëve të Astirit, të cilët u lanë në burg këtë të dielë. Duke thyervendimin qe ishte marre qe opozita te mos protestonte deri ne vendimin per hapjen e negociatave, Basha u ka bere thirrje qytetareve te tubohen masivisht.

Në një postim në Facebook, Basha akuzon mazhorancën se urdhëroi arrestimin e tre baballarëve që po mbrojnë shtëpitë e fëmijëve të tyre me qëllim vjedhjen e tenderit prej 40 milion eurosh në Unazën e Re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha thekson më tej se kryeministri Rama duhet të ishte në burg me akuzën e pastrimit të parave, pasi sipas tij, ka ndërhyrë në fushatën e presidentit Obama.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies. Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik”.

ME TE LEXUARAT