Rama pi kafe ne Lungomare me Zahon, ruhet nga 7 makina

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, duket se ka zgjedhur qytetin e Vlorës per tu relaksuar ne fundjavë.

Mbrëmjen e sotme Rama është filmuar së bashku me djalin e tij të vogël Zahon në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, teksa po pi kafe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zona ku ai po pi kafe është rrethuar nga forca të shumta policie, por edhe punonjës të sigurisë të cilët kanë blinduar zonën me makina të Ministrisë së Brendshme.

Raportohet se punonjesit e medias kane pasur pengesa per te kryer filmime apo fotografime ne vendin e ngjarjes pasi vec efektivave te shumte aty jane stacionuare dhe shtate makina me targa MB.

ME TE LEXUARAT