Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot, 30 shtator

Aktualitet

Shqiperia sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Meteoalb njofton se temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 8ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 20ºC në 32ºC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era do të fryej në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë. Në 3 ditët e ardhshme pritet edhe një herë një rënie temperaturash.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të keni një rritje ku do të variojnë variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 29ºC.

ME TE LEXUARAT