Sport

Turqia mund Shqiperine ne minutat e fundit, Manaj humb rastet

Turqia e ka mposhtur Shqipërinë, me rezultat 1-0, në Stamboll, në kuadër të Grupit H për kualifikueset e EURO 2020. Turqit kanë fituar në minutat e fundit ndeshjes, pasi shfrytëzuan një gabim trashanik te portierit Strakosha.

Përballja karakterizuar me iniciativën e skuadrës shqiptare e cila kishte rastet më të mira për gola, sidomos në pjesën e dytë të lojës me ane te Manajt qe shperdoroi dy dalje vetem per vetem me portierin.

45-minuteshi i parë ka kaluar më dominim e turqve, të cilët bën më shumë presion drejt portës së kuqezinjve, derisa këta të fundit më kundërsulme provonin të rrezikojnë portën e turqve, madje, ishte Rey Manaj, i cili në finish të kësaj pjesë, rrezikoi portën e skuadrës turke. Duhet cekur se gjatë pjesëlojës së parë, kishte shumë ndërprerje.

Në pjesen e dyte është zhvilluar sfidë më e fortë nga të dy skuadrat. Turqit vazhduan me iniciativën e lehtë në terren, por ishte skuadra shqiptare që rrezikoi tri herë portën e turqve përmes Rej Manajt, i cili dështoi nga pozitat ideale, sidomos në rastin e parë kur pas asistimit te Roshit nuk ia doli që ta qoj topin në rrjetë.

Në minutën e 90-të turqit pas gabimit të portierit shqiptar, Strakoshës, përmes Tosun shënuan golin e fitores. Pas kësaj fitore, Turqia kryeson Grupin H me 18 pikë aq sa ka edhe Franca, derisa më këtë disfate Shqipëria thuaj se humb gjasat për kualifikim në EURO 2020.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close