Lajmi i fundit

‘Ti qënke dashnori i kësaj?!’ dhe hapi zjarr me automatik, pa më lënë kohë ta sqaroja’

Marsida Qatja me telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte, ndaj unë i thashë se do ta ndihmoja.” – Kështu e ka filluar dëshminë e tij i plagosuri Bledar Toçi, Shefi i Sigurisë së Burgut të Durrësit, i i arrestuar si autori i vrasjes së Dritan Haxhollit, në një aferë dashurie e tradhtie bashkë, në Kavajë.

 

Toçi tregoi: “Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj të mërkurën. Marsida më tha se Dritani vinte zakonisht natën atje dhe për këtë arsye unë qëndrova në mbremje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën. I thamë Marsidës se do t’i bënim ne presion Dritanit, që të mos e shqetësonte më.

 

Rreth mesnatës, kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte, shkova unë dhe ia hapa derën, ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën, Dritani më tha:

 

 

“Ti qënke dashnori i kësaj, prandaj ajo u nda nga unë?!” dhe hapi zjarr direkt me automatik, pa më lënë kohë që ta sqaroja. Menjëherë, sa kam parë kallashnikovin, që po e përgatiste për qitje, jam shmangur, por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close