‘Te bashkohemi t'i japim fund’, Tushaj: Rama zgjodhi te behet marionete e Aleksander Vuçiç

Politikë

Ish kreu i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj ka dalë sot në një konferencë shtypi në selinë e LSI nga ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj sjelljes së Edi Ramës dhe idesë së tij për tu bërë pjesë e një “minishengeni ballkanik”.

  “Edi Rama zgjodhi të bëhet marionetë e Aleksandër Vuçiç, duke dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, tha Tushaj.     Ja deklarata e plotë  tij:     Vetëm një jave para se Edi Rama dhe Qeveria e tij të përballet me shuplakën e radhës nga Bashkimi Europian për shkak të keq-qeverisjes dhe korrupsionit galopant, kryeministri ynë zgjedh të bëhet pjesë e “mini-Shengenit Ballkanik”, me Serbinë si vendin lider.   Edi Rama zgjodhi të bëhet marionetë e Aleksandër Vuçiç, duke dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në dy pika thelbësore;   - E para: Ky i ashtuquajturi “mini-Shengen Ballkanik” është një sfidë e hapur për Bashkimin Europian, një reagim kapriçioz dhe i rrezikshëm i drejtuesve autokratikë rajonalë ndaj vlerave më të larta të demokracisë.   E dyta: Edi Rama pranoi hapur të bëhej pjesë e një “projekti bashkëpunim” rajonal, në të cilën, me vetëdije të plotë, u përjashtua gjysma e Shqipërisë-Kosova.   Qeveria dhe megafonët e saj e mbështesin “mini-Shengenin”, me argumentin se idea e tij është hedhur në Samitin e Berlinit, e organizuar nga Kancelarja Angela Merkel.   Ky qëndrim është një deformim i ulët i historisë së re ballkanike. Për këdo që ka njohuritë minimale nga diplomacia e viteve të fundit, Samiti i Berlinit i vitit 2014 sugjeroi krijimin e një Pakti Bashkëpunimi të të gjithë vendeve të Rajonit, nën prespektivën e Bashkimit Europian.   Shumë e thjeshtë-Gjermania sugjeroi që vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, të ndërtonin raporte bashkëpunimi me njëra-tjetrën, si forma e duhur për t’u integruar në Bashkimin Europian.   Por, 5 vjet pas këtij projekti, Rama dhe Vuçiç, të vendosur përballë murit të Bashkimit Europian për shkak të problemev   e me qeverisjen e tyre, vendosin të “bashkohen” me njëri-tjetrin, duke cënuar rëndë rrugëtimin drejt Unionit, si edhe duke përjashtuar, me vetëdije të plotë, Kosovën.   Edi Rama zgjodhi që, përpara Brukselit, të bashkohet me Serbinë, vendin kryesor aleat të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan.   Me Edi Ramën në krye, Shqipëria rrezikon të devijojë nga aleatët strategjikë ndërkombëtarë dhe të afrohet me vende që kërcënojnë vlerat e përbotshme demokratike.   Gjermania, pak kohë më parë, i dha fund marrësisë Rama-Vuçiç për ndryshimin e kujfive në Ballkan, një projekt ogur-zi që cënonte paqen delikate në rajonin tonë.   Tashmë, është radha e qytetarëve shqiptarë të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund marrisë së keq-qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT