Petrit Kumi rrefen foton e Edi Rames në ‘97: Më erdhi ne shtepi, kerkonte pamjen si dokumentim

Politikë

“Një foto mund të shërbejë si dëshmi, të përcjellë mesazhe, e ka impaktin e shpejtë dhe shkurton distancat kohore e fizike”, thotë kështu “i fundit i Mohikanëve” të imazhit, nga plejada e vjetër Petrit Kumi.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Fotografi ka lënë gjurmë të çmuara historike, nga periudha e pasluftës së Dytë Botërore e deri në ndërrimin e sistemeve, por imazhet e tij s’reshtin së foluri as në demokraci. Janë të paktë ata që e dinë se një nga momentet më pikante, që trazoi shtypin e politikën në fund të janarit të ’97-ës, është përjetësuar përmes objektivit të tij. Bëhet fjalë për rrahjen e bujshme të Edi Ramës, sot Kryeministër. Është diskutuar gjatë për të gjetur fajtorët, dikush akuzoi Berishën, të tjerë SHIKun, e mandej ish-kreu i PD-së, hodhi në valle një përplasje pasioni, por si ndodhi që vetë Rama i rrahur, si mos më keq, me grushte e mjete të rënda hekuri, pozoi përballë aparatit?

 

 

Ngjarja ka ndodhur në terrin e natës, Kumi kujton ende sot, 22 vite më pas trokitjet e forta në derë që “i trazuan” gjumin dhe përballjen me pamjen makabre të Ramës mbuluar në gjak, që i kërkonte ta fotografonte. Në rrëfimin e Petrit Kumit, Rama 33-vjeçar nuk shfaqet i frikësuar. Mandej në ikje, “rebeli” i gjakosur e ende i pamjekuar kujdeset të marrë me vete edhe negativët. Jo të gjithë, mesa duket, pasi siç Kumi tregon, arriti të ruajë një prej tyre. I befasuar, ndoshta edhe i tronditur nga gjithçka ndodhi, mjeshtri ndjek me sy largimin e Ramës.

ME TE LEXUARAT