Pamje nga dita e martesës së Albin Kurtit me gruan e tij, kështu u duk nusja

Showbiz

Kështu është dukur Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij ditën e dasmës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pesë vjet që është martuar me norvegjezen Rita K. Augestad-Knudsen.

Albini dhe Rita janë martuar në vitin 2014. Në martesën e tyre, çifti është veshur thjesht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga disa imazhe të publikuara në internet shihet se Kurti në ditën e lumtur të tij ka pasur të veshur kostum ngjyrë të zezë dhe këmishë të bardhë.

Ndërsa, Rita ka pasur të veshur një fustan të shkurtë, ngjyrë të bardhë, e mbështjellur me shall, derisa flokët i ka pasur të rregulluara mjaft thjesht, shkruan rtv21.

Kurti dhe bukuroshja norvegjeze, Rita nga martesa e tyre së bashku kanë një vajzë të quajtur Lea.

Ndryshe, bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita K. Augestad-Knudsen, ditën e zgjedhjeve e shoqëroi Kurtin së bashku me vajzën e tyre.

ME TE LEXUARAT