Lajmi i fundit

E FUNDIT/ Tentohet eleminimi fizik i Izet Haxhisë

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri pretendon se ndaj klientit të tij është tentuar eleminimi fizik.

 

Sipas Beqirit në datën 9 Tetor është tentuar që Haxhia të eleminohet fizikisht, dhe është dërguar drejt spitalit me frkatura në kokë dhe të vjella. Avokati pretendon se është inskenuar një aksident, gjatë kohës kur Haxhia po transportohej nga prokuroria drejt burgut të sigurisë së lartë ku ai mbahet.

 

Beqiri shprehet se Haxhia ka ndërprerë deklarimet në drejtim të Sali Berishës, pasi jeta e tij dhe veçanërisht e familjarëve ndodhet në rrezik.

 

“Në inboxin e të afërmve të tij ka sms kërcënuese, bota e krimit është ngritur në këmbë, një njeri i tij që po dëshmon krime nga më të rëndat nuk mund të lihet në një nivel të tij sigurie”, është shprehur Beqiri.

 

Deklarata e plotë e avokatit Beqiri:

 

Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qendrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur.

 

Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital… Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij.

 

Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.

 

Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close