Politika

Meta inicion nismen e Tij ‘U’ jam Arberesh’: Te ruajme dhe promovojme trashegimine kulturore arbereshe

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta inicioi sot nismën që ka ndërmarrë “U’ jam Arbëresh” me mbajtjen e takimit të parë të këtij Forumi në Institucionin e kreut të shtetit.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit, mes të cilëve ishin të pranishëm Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Kryetari i Bashkisë së Shën Mitrit Salvatore Lamirata, Padre Pietro Lanza i Kishës italo-arbëreshe, Konsulli i Nderit Aldo Marino, akademikë, historianë, albanologë dhe intelektualë të shquar, Neritan Ceka, Paskal Milo,Tritan Shehu, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj,etj., Presidenti i Republikës vuri në dukje se:

“Kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me besnikëri të pashoqe dhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore.”

Më tej Presidenti Meta nënvizoi se:

“Për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dyja anët e Adriatikut, unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër.

“Ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.” – theksoi Presidenti Meta.

Në vijim, pjesëmarrësit në takim diskutuan dhe paraqitën mendimet e tyre rreth arritjes dhe zbatimit të objektivave të rëndësishme të Forumit “U jam Arbëresh”.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës në Forumin “U jam Arbëresh”:

“Ju falënderoj përzemërsisht për praninë në këtë takimin të parë të Forumit ‘U jam Arbëresh’!

Shpreh falënderime të veçanta sidomos përmiqtë tanë arbëreshë, të cilëtndodhen sot këtu, dhe dua të falënderoj edhe shumë personalitete të tjera arbëreshe, tëcilët kanë shprehur angazhimin e tyre për të kontribuar në mbarëvajtjen e kësaj nisme!

Ideja për të ngritur njëforum në mbështetje të arbëreshëve ka qenënë mendjen dhe në zemrën time prej të paktën një viti. Kjo për faktin se arbëreshët jo vetëm qëjanëmbartësit unikalë të një trashëgimie shumë të rëndësishme për kombin tonë, por edhe sot kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për mbështetjen tonë në mënyrë që ta mbrojnë këtë trashëgimi përgjithmonë.

Kjo bashkësi, e larguar nga atdheu pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, krijoi dhe mban gjallë identitetin e vet kombëtarprej gati gjashtë shekujsh.

Edhe pse të integruar plotësisht në jetën dhe shoqërinë e Italisë, vendit ku emigruan, ata ruajtën me krenari e vazhdojnë të ruajnë me dashuri dhe besnikëri të pashoqegjuhën, kostumet, ritet, traditat e besimin të sjella nga mëmëdheu i tyre, Arbëria.

Gjatëtë gjithë periudhës pas largimit, arbëreshët, krahas ruajtjes së trashëgimisë së tyre, u bënë edhe mbështetësit kryesorë të atdheut të tyre të ri, poredhe të atdheut që lanë pas.

Ata u dalluan për kontributin e jashtëzakonshëm në bashkimin e Italisë. Ndërkohë, që nga bashkimi i Italisë deri përpara shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, e gjithë shtysa intelektuale që e vendosi çështjen shqiptare në qendër të diskutimeve diplomatike në kohën e shpërbërjes së Perandorisë Otomane, nisi dhe u promovua nga territoret arbëreshe.

Ne u jemi shumëmirënjohës arbëreshëve për faktin se ruajtën me shumë dashuri dhe besnikëri të pashoqefigurën e Skënderbeut, dhe po me aq dashuri e rikthyen sërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare duke e bërë këtë figurë frymëzimin dhe simbolin e bashkimit të gjithë kombit tonë.

U jemi mirënjohës gjithashtu për figura të shquara të letërsisë sonë si Jeronim De Rada,Gavril Dara dhe Zef Serembe, ashtu si edhe për faktin se ata përgatitën dhe frymëzuan shumë intelektualëtë ndritur shqiptarë si Aleksandër Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi,të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin dhe pavarësinë e vendit tonë.

Shumë nga këto figura të shquara janë formuar në Kolegjin e ‘Shën Adrianit’ të Shën Mitër Koronës, institucioni më i spikatur i krijuar nga Kisha arbëreshe në historinë e saj të gjatë dhe martire në udhëheqjen shpirtërore të bashkësisë arbëreshepërgjatë gjashtë shekujve.

Cilido që studion veprimtarinë e figurave të ndritura që lindën prej bashkësisë arbëresh, që prej gjysmës së parë të shekullit të 19-të, do të bindej se projekti i parë i Rilindjes shqiptare, që ishte një projekt thellësisht europian, u formulua nga mësuesit dhe ish-studentët e Kolegjit të Shën Mitrit, më se gjysmë shekulli përpara se ai të merrte formë ndër intelektualët e Shqipërisë.

Urat historike dhe kulturore nuk u rrënuan kurrë, as në momentet më tëerrëta të historisë sonë.

Fjalë si arbër, arbëresh, Arbëri dhe Albani janë ruajtur dhe rrojnë sot prej arbëreshëve tanë.

Katedra e parë e gjuhës shqipe në histori u themelua nga arbëreshi ynë, De Rada. At Zef Skiroi ishte arbëreshi iparë, i cilii shkruajti në shqip letrat zyrtare drejtuar Selisë së Shenjtë.

Kontributi i arbëreshëve për atdheun e tyre mbeti gjithmonë shumëimadh gjatë shekujve, ashtu siç mbetet e fortë dhe e pashkëputuredhe sot lidhja e pazgjidhshmeme atdheun e tyre të origjinës.

Por, ka ardhur koha që ne të bëjmë shumë më tepër për arbëreshët tanë.

Bashkësia arbëreshe mbetet sot ruajtësja e vetme e gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij folën gjashtë shekuj më parë.

Ky është një thesar i madh për kombin tonë, por edhe për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore.

Jemi të vetëdijshëm që duhet të kemi një vëmendje më të madhe ndaj bashkësisë arbëreshe të Italisë, për të lidhur më ngushtë brezat e rinj të një gjaku, në dy anët e Adriatikut, por edhe për të kontribuar në regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO.

Ruajtja e traditave dhe veçanërisht ruajta e gjuhës arbëreshe del sot si një detyrë parësore që kërkon kontributin e tëgjithëve.

Për fat të keq, vërehet fenomeni i humbjes së gjuhës së folur arbëreshe, veçanërisht në brezat e rinj, kryesisht për shkak të trysnisë sëglobalizimit, me të cilën lidhet edhe shpërngulja e shumëtë rinjve nga trevat arbëreshe.

Me gjithë kontributin e madh për ruajtjen e arbërishtes të dhënë nga departamenti i Gjuhës Shqipe i Universitetit të Kozencës apo katedra e Gjuhës Shqipe e Universitetit të Palermos, sot gjendemi përballë një rreziku serioz të humbjes së gjuhës arbëreshe.

Kanosja reale e zhdukjes sëkësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilëte ruajtënatë me fanatizëmdhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për gjithëtrashëgiminëdhe kulturën europiane e botërore.

Për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm,nga të dyja anët e Adriatikut,unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër.

Ky forum ka disa objektiva, kundër më parësoret janënxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.

Pa lënë jashtë vëmendjes edhe objektiva të tilla si binjakëzimet midis komunave shqiptare dhe atyre arbëreshe, nxitja e kërkimeve shkencore dhe promovimi i kulturës arbëreshe, apo pse jo, edhe përpjekjet për të rihapur Kolegjin e ‘Shën Adrianit’.

Për të realizuar më së miri objektivat e këtij forumi, kemi nevojë për një bashkëpunim të gjerëe të vazhdueshëm midis institucioneve tona këtu, universiteteve, shoqatave, bashkive e personaliteteve të shquara të fushës. Por kemi nevojë edhe për një bashkëpunim të frytshëm me shtetin italian dhe me rajonet italiane ku gjenden ‘katundet arbëreshe’, siç i quajnë arbëreshët tanë.

Jam i bindur që vizita e rëndësishme e përbashkët që bëmëme Presidentin Mattarella, në nëntor të vitit 2018, në Shën Mitër Koronë shënoi një angazhim të të dy vendeve për të promovuar, dhe njëkohësisht për të ruajtur trashëgiminë unike e të përbashkët me vlera të jashtëzakonshme të arbëreshëve tanë.

Unë jam i lumtur që sot në këtë tryezë kemi të pranishëm personalitete të shquara të vendit tonë, poredhe arbëreshë, të cilët, jam i sigurt që me njohuritë e me përkushtimin e tyre intelektual dhe atdhetar, do tëjapin kontributi të jashtëzakonshëm për këtë kauzë të rëndësishme.

Ashtu siç jam i bindur që, edhe shumë personalitete të tjera, që nuk ndodhen këtu për arsye të ndryshme, do të kontribuojnë pa u lodhur për suksesin e kësaj çështjeje.

Forumi ‘U jam arbëresh’është i hapur për të gjithë personalitetet dhe institucionet që dëshirojnë tëna bashkohen në këtë kauzë kaq fisnike, të bukur, të qenësishme dhe me vlera të mëdhapër identitetin tonë kombëtar.

Jam i bindur që rruga, që po nisimme këtë forum,do të na vendosë përballëshumë sfidave dhe vështirësive. Por, fakti që jemi sëbashku në këtë udhëtim, shqiptarë dhe arbëreshë, dhe që në themel kemi dashurinë për të shkuarën, krenarinë për identitetin tonëkombëtar,por njëkohësisht edhe për të ardhmen tonë të përbashkët europiane,na bën më tëfortë dhe më të sigurttë në arritjen e objektivave tona.

‘Çfarë mendimi tjetër mund të tejkalonte në zemrën time idenë se jam shqiptar…’- tha Jeronim De Rada.

Shqiptaria është themeli i këtij forumi, dhe atdhedashuria është misioni dhe shtysa jonë.”

Presidenti i Republikës ka ndarw edhe në facebook lajmin për krimin e kësaj nisme të rëndësishme.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close