Aktualitet

Djegia e makines se kryebashkiakut të Vlores, dyshimet e policise

Detaje të reja dalin në dritë nga djegia e makinës kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Burime zyrtare për gazetarin e ‘Neës24’ dhe thanë se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli. Sipas gazetarit policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

 

Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close