Ekonomia

Del raporti i auditit, Bashkia shkelje ligjore e financiare me Tirana Parking

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin përfundimtar për Auditimin e ushtruar në “Tirana Parking, Bashkia Tiranë”, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të prokurimit publik dhe përqendrim i fondeve publike drejt një kompanie të vetme. Sipas raportit “nga verifikimi rezultoi se Tirana Parking, për vitin 2018, ka zhvilluar gjithsej 16 procedura prokurimi, dhe me përjashtim të blerjeve me vlerë të vogël, në 5 procedura ka patur vetëm 1 OE (operator ekonomik) pjesëmarrës dhe në 2 procedura rezultojnë OE me ofertë më të ulët të s’kualifikuar”.

Për vitin 2018, në procedurat e zhvilluara sa më sipër me përjashtim të blerjeve me vlerë të vogël, janë shpallur fitues në total 6 OE nga të cilët 2 OE kanë fituar nga 2 procedura dhe konkretisht “A.” dhe “P.” çka evidentohet shpërndarje normale si rezultat i konkurrencës në procedurat e prokurimit.
Vlera më e lartë e prokuruar dhe e fituar është në shumën 8,568,981 lekë pa tvsh në tenderin me objekt “Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit”, me referencë 49171, zhvilluar më datë 15/03/2018 ku është shpallur fitues OE i vetëm në garë “F.” shpk. Në dokumantacionin e administruar në dosjen e sistemit të prokurimit elektronik në APP (Ref.49-171) procedura me objekt; “Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit në sheshe mbi e nën tokë e terminale” u konstatuan mospërputhje me kërkesat ligjore në fuqi konkretisht;

-Nëpërmjet njoftimit të fituesit datë 06.03.2018 konstatohet se, KVO ka kualifikuar dhe shpallur fituese ofertën ekonomike e paraqitur e vetme në konkurrim nga OE “F.”shpk me vlerë 8,798,873 lekë pa tvsh, me argumentin se: kjo ofertë ka plotësuar të gjitha “Kriteret për kualifikim”.

Nga auditimi dokumentacionit i administruar në dosjen e procedurës e pasqyruar në sistemin e prokurimit elektronik në APP konstatohet se; KVO ka kualifikuar ofertën e vetme në konkurim, ndërsa referuar në dokumentat e dorëzuara kjo ofertë e vetme e shpallur fituese, nuk i plotëson kërkesat kualifikuese të parashikuar më analitike paraqiten sa më poshtë; -për shtojca (9) “Specifikime teknike”; pika (3). Fshirja e Shesheve dhe Terminaleve me makineri teknologjike, nënpika 3.5“Mjetet dhe pajisjet”; gërma (a) “Makina teknologjike për fshirjen e shesheve dhe teminaleve, me kapacitet mbajtës 4-6 m3, te pajisura me 2 fshesa anësore (majtas dhe dhjathtas) dhe një fshesë qëndrore rrul, sistem thithës të pluhurave (aspirator) dhe sistem spërkatje me ujë gjatë punës, mundësisht me tub aspirimi të jashtëm thithës, i vitit të prodhimit jo më poshtë se 2010”, si dhe “Kritere te vecanta të kualifikimit”, pika 3.2 “Kapaciteti teknik”, pika.12 “OE duhet të paraqesë deklaratë me shkrim se mjetet e paraqitura janë në përputhje me specifikimet teknike pjesë përbërëse e këtyre dokumenta tenderi”, ndërsa rezulton se; OE i vetëm në konkurim me dokumentat kualifikuese bashkëlidhur me ofertë ekonomike ka paraqitur;
-mjetin teknologjik për fshirje me foto e targë AA833NF prodhim i vitit 2007, ndërsa kërkohet detyrimisht prodhim i vitit jo më poshtë se 2010, njëkohësishtë ky mjet nuk ka të instaluar fshesë qëndrore dhe aspirator thithje, për pasojë nuk plotëson kërkesat në DST.

-mjetin me foto dhe targë AA205TC kamjocinë me kazan të mbyllur, ndërsa nuk është hermetik, për pasojë nuk plotëson kërkesat në DST, etj.

Sipas KLSH, në këto kushte për mangësi në plotësimin e kërkesave kualifikuese të paraqitura me ofertën konkuruese e shpallur fituese KVO nuk duhej të kishte vlerësuar këtë ofertë, ndërsa procedura e prokurimit duhej të ishte anuluar për mungesë konkurence, pasi në garë nuk duhej të ngelej asnjë ofertë e vlefshme, në mospërputhje me kërkesat e parashikuara nga ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 2 “Parimet e përzgjedhjes”, neni 20 “Mosdiskriminimi”, neni 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, neni 52 “Hapja e ofertave” pika (1); (6), neni 53 “Shqyrtimi i ofetave”, neni 54 “Alternativat”, neni 55 “Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese” dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, Kreu (VII) “Zyrtarët e prokurimit dhe zhvillimi i procedurave”; neni 64 “Hapja e ofertave”; neni 66 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave”; neni 67 “Klasifikimi i ofertave”; neni 68 “Raporti përmbledhës”; Kreu (VIII) “Kushte të përgjithshme për zbatim”, neni 73 “Mungesa e konkurrencës”, neni 74 “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, për këtë ngarkohet me përgjegjësi Komisioni Vlerësimit të Ofertave.

Auditimi u krye në bazë të programit të auditimit nr. 34285/1, datë 25.10.2018, dhe përfshiu 2 periudha buxhetore, viti 2016 dhe viti 2017 përqëndruar kryesisht në tre drejtime, vlerësimi i funksionimit të kontrolleve të brendshme, veprimtaria kontabël dhe saktësia e paraqitjes së pasqyrave financiare dhe përputhshmëria e procedurave të prokurimit publik me kërkesat dhe kriteret e kuadrit rregullator në fuqi. Përgjithësisht nga auditimi janë evidentuar dhe adresuar 18 gjetje në total dhe mbi bazën e tyre janë dhënë 12 rekomandime me prioritet të lartë dhe 5 rekomandime me prioritet të mesëm./monitor

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close