Kosova - Rajoni

PDK dhe LDK rrëzojnë kërkesën për rinumërimin e votave

Rrëzohen kërkesat për ankimim të zgjedhjeve në Kosovë. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar kërkesat e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëve të votimit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga subjekti politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga subjekti politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hudhur si të palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave nga votuesit kosovarë, në zgjedhjet parlamentare.

Pas saj vjen LDK-ja me një diferencë prej 0.66% më pak se sa partia e parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka numëruar 100 për qind të votave, numri total 812 mijë e 49 vota (44.18 për qind).

 

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close