Durrës/ Goditi me gërshërë në kokë 26-vjeçarin, arrestohet agresori

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Rinia në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e qytetit bregdetar njofton se pas një sherri fizik mes dy të rinjsh, njëri prej tyre e ka qëlluar me gërshërë në kokë shtetasin me iniciale E.I, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Agresori është vënë në pranga, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D.,  25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç,  banues në fshatin Rinia, i cili ndodhet në Spitalin  e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve”-njofton policia.

ME TE LEXUARAT