Lajmi i fundit

Albin Kurti: Ftoj LDK te diskutojme formimin e qeverise, une kryeminister

Kreu i levizjes Vetevendosje Albin Kurti në një deklaratë të parë pas mbylljes së votimit në Kosovë ka thënë se “do te ftoje LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re”.

Kurti ka sqaruar se ai do te jete Kryeministër ne qeverine e ardhshme te Kosoves.

“Këtë e kemi synim, objektiv dhe qëllim”, ka thënë Kurti kur është pyetur rreth fillimit të negociatave me LDK’në.

Ai ka thënë se do të diskutojë edhe me Isa Mustafën edhe me Vjosa Osmanin.

Ndërsa lideri i VV’së thotë se deri tash nuk ka marrë urime për rezultatet e zgjedhjeve nga asnjë politikan.

“Kurrë nuk më kanë uruar qytetarët më shumë. Është hera e parë që po marrë urime më shumë se kur kam dalë nga burgu i Serbisë. Kjo është më e rëndësishmja, të tjerat besoj që do të pasojnë nesër. Nga politikanët s’ma ka uruar kush, por kjo nuk ka rëndësi për mua”, ka thënë Kurti për T7.

Nga ana tjeter, Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, deklaroi se sonte s’mund të flitet për fitues, pasi duhet të pritet deri në numërimin e të gjitha votave.

“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket”, deklaroi ajo.

“Natyrisht që do të presim rezultatin final, sepse siç e keni parë dallimi ishte herë te ne herë te na. Dallimi tani është 0.7 për qind dhe është i domosdoshëm numërimi i votave me kusht dhe mërgatës që mund ta bëjnë dallimin. Në fund do të respektojmë në tërësi vullnetin e sovranit”, ka thënë Osmani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close