VIP

Blendi Fevziu i organizon vajzes festen perrallore per 4 vjetorin e lindjes

Gazetari Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis.

Vajza e tij e vogël, Alis, ka pasur ditëlindjen pasi ka mbushur 4 vjeç dhe me rastin e kësaj dite të veçantë i kanë organizuar një festë me dekor princeshash.

Blendi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto me të bijën në krah dhe ka shkruar: ‘Zyrtarisht 4’.

E bija duket se është e fiksuar pas ‘Mbretëreshës së dëborës’ pasi në mur është vendosur një poster gjigant i princeshë Elsës dhe zbukurimet e tjera mbajnë fytyrën e saj.

Vogëlushja Alis është veshur me një fustan ngjyrë blu, të njëjtë me atë të Elsës dhe duket tamam një princeshë dëbore! Blendi po ashtu ka publikuar një fortë të tortës e cila duket shumë e shijshme dhe me një dekor tipik për fëmijë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close