VIP

“Na e shpife me ato dhëmbët e ndara”/ Olta Boka sherr me ndjekësin

Olta Boka është një nga këngëtaret më të të pëlqyera dhe të dashura për publikun. Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto nga jeta e përditshme ku merr shumë komente nga ndjekësit.

Midis komenteve pozitive Olat është përballur me një koment aspak të këndshëm, i cili e ka irrituar këngëtaren.

“Na i shpife me ato dhëmbët të ndara, as vetes tënde nuk i bën yzmet.”- shkruan ndjekësi të cilit këngëtarja ia kthen publikisht: “A mjafton një mesazh i tillë për të të prishur ditën? Nëse e njeh veten mjaftueshëm, nëse e pranon veten siç je dhe mbi të gjitha ke mësuar të duash veten bashkë me ato imperfeksionet që konsideron Andi, atëherë JO!

Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që ndjerr helm sa herë ka mundësi! Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë yzmeti. Këtë të fundit ja bëj vetes si fillim në shpirt, pastaj yarebiii filloj të mendoj se si t’ja bëj qejfin Andit. Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe.”- shkruan Olta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close