Tërmeti/ Klevi Pojana: Qeveria bën propagandë, s’ndihmon njerëzit

Aktualitet

Anëtari i Kryesisë së LSI Klevi Pojana në një dalje publike për mediat u shpreh se bashkia e Tiranës dhe qeveria bëjnë propagandë për situatën e tërmeteve e nuk ndihmojnë realisht njerëzit.

Pojana deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në “Facebook” një foto të vitit të kaluar nga përmbytje dhe ka gënjyer kështu qytetarët. Pojana u shpreh se Veliaj duhet të kërkojë falje publike për publikimin e një fotoje të kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qeveria shqiptare ka shumë pak reagim ndaj një situate të tillë tërmeti. Qeveria bën shoë dhe propagandë e nuk ndihmon qytetarët realisht. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka publikuar një foto të vitit të kaluar. Erion Veliaj ka publikuar foto të vitit të kaluar. Kryebashkiaku i Tiranës duhet që të kërkojë falje për këtë që ka bërë. Qeveria dhe bashkia e kryeqytetit bëjnë propagandë”, tha Pojani.

ME TE LEXUARAT