Politika

Termetet, Rama kërkon inspektim të detajuar të cdo pallati

Kryeministri Edi Rama pas anulimit të vizitës në New York mblodhi qeverinë në mesnatë, për të bërë bilancin e dëmeve.

Në fjalën e tij kryeministri bëri të ditur se duhen mbledhur grupet e punës, të cilët do të bëjnë inspektimin e dëmeve dhe më pas vlerësimin e tyre. Por Rama nuk kaloi pa prekur edhe dëmet në pallate, pra çarjet e godinave.

Sipas tij godinat e mëdha kanë një sistem mbrojtje nga tërmeti, sistem që lejon spostimin e godinave dhe jo çarjen e tyre. Pra Rama thotë se ajo që shumëkujt i duket çarje mund të jetë thjeshtë spostim i pallatit që është parashikuar nga sistemi i mbrojtjes nga tërmetet.

Edi Rama: Duhet të fokusohemi tek çdo familje që ka një dëm. Bëj apel për kompanitë e ndërtimit që të vënë në dispozicion individë të stafeve të tyre teknike, për të krijuar disa grupe që do të shumfishonin forcën monitoruese në terren, pasi i ai numër godinash, pallatesh apo shtëpi është jo i pakët në raport me nevojën për të pasur një inspektim të detajuar dhe nevojën për të kuptuar se ku ka thjeshtë dhe vetëm plasaritje sipërfaqësore, apo ku ka krisje që kanë cënuar strukturën.

Po ashtu është e nevojshme që të bëhet dallimi. Ka një element në godinat e mëdha që është pjesë e sistemit të mbrojtjes nga tërmeti, që është aty për të siguruar ato spostimet që shumëkujt i duken si çarje e pallatit, por në fakt është pikërisht e parashikuar në gjithë organizimin e strukturave të godinës. Por ama nga ana tjetër në këtë aspekt duhet bërë një inspektim i detajuar për të kuptuar se ku bëhet fjalë për këtë element dhe ku mund të ketë cënime të strukturës. Kjo kërkon një bashkëpunim të madh dhe intensiv me bashkitë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close