Sulmon me makinë xhamin, autori plagos veten me thikë

Bota

Një agresor ka sulmuar me automjetin e tij, një xhami në qytetin Colmar të Francës, sipas Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me ngjarjen, autoritetet kanë nisur një hetim, për të zbardhur arsyet e ngjarjes, si dhe nësë ka lidhje me ndonjë sulm të mundshëm terrrorist.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se personi në fjalë ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme njerëzore.

ME TE LEXUARAT