Aktualitet

Pas muajsh përgjime, arrestohen 3 vëllezërit shkodranë që mbillnin kanabis në hone

Policia e Shkodrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin bimë narkotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, si dhe është hetuar për një periudhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij procedimi, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në  bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u  finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brebulla”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close