Florian Marku i pathyeshëm, mposht Miroslav Serban në Londër

Soft

Boksieri shqiptar, Florian Marku mbetet i pathyeshëm! Marku ka mposhtur mbrëmë në Londër rivalin e tij çek Miroslav Serban. Fitorja e Markut erdhi me pikë plotë 65 dhe me vendim unanim të gjyqtarëve të ndeshjes pas gjashtë raundesh të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë turne "UltimateBoxxer” të zhvilluar në Londër, interesi për ndeshjen ka qenë mjaft i madh arena ishte e mbushur me shqiptarë ku nuk mungonin plisat e flamujt kuqezi dhe shumë shqiptarë. Në mesin e përkrahësve shqiptarë prezent në arenë kanë qenë edhe dy futbollistët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje , duke përfshirë edhe 'dyluftimin' ndaj Markut, nga të cilat ka arritur të fitojë 11.

Ndërsa për boksierin shqiptar kjo ishte fitorja e katërt në po kaq ndeshje për Markun në boks, pas eksperiencës pa humbje edhe në kickbox.

ME TE LEXUARAT