Bota

Drogë në zarf dhe gati për ta shitur, arrestohet i riu shqiptar

Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar mbi të cilin rëndon akuza e trafikut të drogës.

Ai është 23-vjeçari me inicialet N.J, që u vu në pranga një natë më parë.

Policia kishte dyshime se ai posedonte një sasi droge e cila më pas do të shitej nga shqiptari.

Më pas ata ushtruan disa kontrolle në lokale dhe në shtëpitë e përdorura nga shtetasi shqiptar që banonte në Romë.

Kështu brenda në kuzhinë policia gjeti dhe sekuestroi një zarf që përmbante 26 gram lëndë narkotike kokainë dhe të gjithë materialin e nevojshëm për paketimin e substancës.

Aktualisht 23-vjeçari ndodhet në burgun e “Le Costarelle”, në pritje të vendimit.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close