Çështja Tahiri, reagon ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Politikë

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka zgjedhur të mos japë as një koment lidhur me vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm. Si një ish- prokuror, Soreca tha se do të ketë një qëndrim zyrtar sapo ta lexojë dosjen e plotë.

"Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen", tha Soreca.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fjalën e tij, fill pas vendimit, Tahiri e cilësoi vendimin e gjykatës si absurd, ndërsa shtoi se edhe pse asnjë akuzë e prokurorisë nuk u vërtetua, përsëri u shpall fajtor.

ME TE LEXUARAT