Barcelona duhet të shesë lojtarë me vlerë 172 milionë euro

Sport

Sezonin e kaluar, Barcelona i kishte vënë vetës synim për të gjeneruar 145 milionë euro nga shitja e lojtarëve në mënyrë që të barazon financat e tyre dhe mos të jetë borxh

Ata duhet që të arrin fitime në ekstra 14 milionë euro nga 131 milionë euro sa ata kanë shpenzuar në mënyrë që të kenë një sezon me profit.

Këtë sezon, pragu i shitjeve është afër tri herë më i lartë.

Buxheti për sezonin 2019/20 është 1.047 miliardë euro-më i larti i çdo klubi sportiv në botë që do të thotë se ata kanë nevojë për të rritur të ardhurat.

Shitja e Malcom, Marc Cucurella dhe huazimi i Philippe Coutinho kanë mbuluar vetëm 60 milionë euro nga 172 milionë euro sa është synimi, por ende duhet që të sigurohen 100 milionë euro.

Klubi katalunas po ashtu duhet të reduktojë shpenzimet në paga pasi që ato janë rritur për 32 milionë euro nëse krahasohet sezoni 2018/19 me atë 2017/18/

Vetëm për paga ata shpenzojnë 642 milionë euro dhe kjo është arsye pse duhet të shesin disa lojtarë në mënyrë që të jenë në përputhje me rregullat e FIFA-së

ME TE LEXUARAT