Politika

Anullimi i tenderit Kardhiq-Delvinë nga Rama, njesoj si me Unazën e Re: U zbulua kush do të zhvaste milionat

Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD, zbardhi para medias sot, arsyen pse kryeministri e anulloi tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë prej miliona eurosh.

Tabaku tha se “lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel.


Bërja publike e konfliktit mes anëtarëve të bandës se kush do të merrte pjesën e korrupsionit, – theksoi Tabaku, – e detyroi Edi Ramën të anullojë tenderin, njësoj siç bëri me anullimin e parë të tenderit tek Unaza e Re, kur iu zbulua skema e vjedhjes me kompaninë fantazëm DH Albania.

Ky tender i anulluar nga pazaret e prishura është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të frikshëm të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama! Aktualisht, rivalët brenda bandës janë në armëpushim, por, nëse nuk i largojmë, ata do të vazhdojnë të na vjedhin, ne dhe të vjedhin të ardhmen e fëmijëve tanë!”

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close