Aktualitet

Tahiri pas vendimit të gjykatës: Ruhuni nga kushërinjtë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli gjate jashtë gjykatës së Krimeve të Rënda pas vendimit te dhene ndaj tij.

Edhe pse shpetoi denimit duke marre 3.4 vjet heqje lirie te konvertuara ne sherbim prove, Tahiri tha se nuk ka asnje faj se kusherinjte i kane permendur emrin.

Deklarata e Tahirit:
Më lini të përtyp se nuk di t’ju them më shumë. Isha më i qartë kur hyra sesa tani kur dola. Më duhet ta kuptoj të gjithën. Është si të shkosh në një provim që mësuesja të thotë ke mësuar shumë mirë por hajt se po të vë një 5.

Më thanë se nuk je trafikant po meqë i ke kushërinj ke shpërdoruar detyrën. Si t’ja bëj unë, duhet të mbajmë përgjegjësi për të gjithë kushërinjtë idiotë. Për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit. U katandis kokoshi në një thelë.

Ruani veten nga kushërinjtë!

Nesër është një ditë tjetër për të komunikuar bashkë. Më thanë që ke ca kushërinj që kanë emrin tënd kështu që ruani veten nga kushërinj.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close