Si e dhanë kolegët lajmin e ndarjes nga jeta të gazetares gjatë lindjes së fëmijës

Kosovë&Rajon

Në moshën 32-vjeçare, pas një komplikimi shëndetësor gjatë lindjes, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë gazetarja e RTK-së, Ardita Sulejmani Bllaca.

Lajmin për ndarjen nga jeta të koleges e dha spikerja Edona Musa, në edicionin informativ në RTK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtë edicion të lajmeve e nisim me një lajm mjaft të hidhur”, tha Musa, duke kërkuar ndjesë për emocionet.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, përmes një telegrami ngushëllimi, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e koleges.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca. Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës. Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve. Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, shkruan të telegramin e tij, Kastrati.

Ardita Sulejmani Bllaca la pas bashkëshortin dhe 3 fëmijë.

ME TE LEXUARAT