VIP

Noizyt i keqpërdoret linja e veshjeve, shiten kopje false

Reperi i njohur shqiptar, Noizy  prej disa kohësh ka nxjerrë në treg linjën e veshjeve me emrin “Illyrian”.

Ai  ka autorizuar vetë shumë pika të shitjes, por kërkesa e madhe për to ka bërë që të krijohen dhe kopjet e para false.

Këtë e ka zbuluar një fanse, e cila e ka pyetur në Instagram nëse bluzat që shiten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në sesionin “Duty free” janë origjinale.

Noizy ka publikuar mesazhin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke njoftuar fansat se bluzat që po shiten aty nuk janë origjinale.

“Illyrian false në Duty Free, në Aeroportin e Prishtinës. Unë nuk jam ende i çmendur, tregoni suksesin”, ka shkruar Noizy në Instagram.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close