Publikohen pamjet e atentatit: Si e ndiqnin autorët me dy makina ish-policin Santiago Malko

Aktualitet

Publikohen pamjet filmike të ekzekutimit mafioz të ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë në vendin pranë atentatit, dallohet makina “BMW X5” e Malkos teksa kalon qetësisht në rrugë, por ish-polici në këtë moment duket se nuk është në dijeni që ndiqet nga dy automjete të tjera të cilat i qëndrojnë shumë pranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy makinat me të cilat ndiqet Malko janë një Volksëagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim ndërsa më pas duket automjeti Mercedes-Benz i zi i tip CSL nga ku edhe u qëllua me armë zjarri.

Ish-polici Malko ul shpejtesinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njekohësisht.

Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.

Ata largohen menjeherë të friksuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie. Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit./abcnews

ME TE LEXUARAT